TË FUNDIT

Basha i shpalli ‘armike’, Kulluri i kundërpërgjigjet: Është turp i paparë…

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me një dokument që qarkulloi një ditë më parë në media, sipas të cilit kreu i PD-së, Lulzim Basha shpallte mediat “armike”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se nëse ky dokument është i vërtetë, është një turp i paparë.

Më tej, Kulluri krahason Bashën me kryeministrin Edi Rama, i cili i etiketon mediat kritike si “kazan”.

“ Si mundet partia që rrëzoi komunizmin dhe sanksionoi lirinë e shprehjes dhe medias të trajtojë me këtë fjalor komunist mediat që kanë qëndrime të ndryshme nga Lulzim Basha! Si mundet që të njëjtat qëndrime të Edi Ramës për gazetarët që s’i pëlqejnë si “kazan” etj., ti përdorë edhe më keq Partia Demokratike e Shqipërisë?!”-thekson Kulluri.

Po ashtu ai apelon Bashën dhe bashkëpunëtorët e tij ti përgjigjen mediave kritike, dhe jo të sillen si PPSH, në kohën e diktaturës.

“Basha dhe bashkëpunëtorët e tij mund ti përgjigjen mediave dhe gazetarëve me të cilët nuk bien dakord dhe të polemizojnë me to nëse nuk janë dakord, por ti etiketosh si Komiteti Qendror i PPSH njëherë e një kohë ”armiqtë e vijës së Partisë dhe Shokut Enver”, është më së shumti e turpshme dhe më së paku qesharake!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat