TË FUNDIT

“Basha Kryeministri i ardhshëm”, Maliqi publikon videon: Edhe pak ka mbetur…

Deputeti Lefter Maliqi ka publikuar në Facebook një video të 4 viteve më parë ku shfaqet Lulzim Basha, kryetar i PD-së, gjatë një takimi me qytetarë.

Maliqi shprehet se fundi i rilindjes ka nisur numërimin mbrapsht dhe shqiptarët mezi presin të votojnë Opozitën e Bashkuar.

“Edhe pak ka mbetur, për të përjetuar sërish, madje këtë herë shumëfish, padurimin e shqiptarëve për të votuar opozitën e bashkuar, si të vetmen mundësi për ta jetuar jetën aty ku e kanë lënë, 8 vite më parë.

Kjo video e pritjes madhështore të kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, sot më shumë se kurrë, dëshmon se për fundin e Rilindjes ka nisur numërimi mbrapshtë. Partia ime është populli”, shkruan Maliqi!

https://www.facebook.com/lefter.maliqi/videos/994271187314040/UzpfSTEwMDAwMTkzNTAzNDE4OTo0NDM0MDE0NDcwMDA2MzQ0/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat