TË FUNDIT

Basha në Shkodër: Të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e së keqes

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbyllur fushatën elektorale në Shkodër.

Të dielën e 6 marsit qytetarët shkodranë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Basha kërkoi votën për Xhemal Bushatin, kandidatin e PD-së, duke e cilësuar si të duhurin për Shkodrën. Kreu i demokratëve theksoi se bashkë do të çajnë rrethimin e së keqes, siç tha ai.

“Me forcën pathyeshme të fjalës shkodrane, të bashkimit të zemrave të Shkodrës kundër së keqes çka ka bërë që edhe në ditët më të errëta trap se prap çdo shqiptar sytë ti kthejë sytë nga i vetmi fanar që nuk thyhet kurrë, Shkodra e kulturës dhe qytetarisë.

Kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën truaj, të qytetarët, familjarit, guximtarit, Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës.

Edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë. Për të qëndruar të gjithë së bashku.

Ku ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ta derdheni vrullshëm, askush të mos qëndrojë në një anë. Të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e së keqes”, deklaroi Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat