Lulzim Basha së fundmi ka dalë me një mesazh duke thënë se “Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja”
Sipas Bashës, PD është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane.
“Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane“, shkruan Basha.

