TË FUNDIT

Basha prezanton platformën për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ai ka theksuar se vendi sot ndodhet në një paralizë totale të drejtësisë, pasi Shqipëria ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetutës, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme.

“Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse. Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi  i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë”, vijoi Basha.

Ndërkohë, sot do të zhvillohet protesta e radhës së opozitës, ku do të bllokohen rrugët kryesore në 12 qarqet e vendit./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat