Kreu i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama është i vetmi person, fajtor për dështimin e negociatave me BE.
Basha: Me mënyrën si Rama po rrezikon rrugën shqiptare të integrimit, shpejt do të tregojë me gisht fajtorët. I vetmi që nuk do ketë asnjë faj do jetë vetvetja.
Fjalimin që ja parashikova para dy muajsh sapo e mbajti në parlament.
Është dështimi i tij personal, nuk është dështimi i shqiptarëve.
Ky dështim, ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do hapte negociatat dhe dështoi siç ka premtuar në çdo premtim tjetër.
Ky nuk është dështimi i parë, por dështimi më i freskët në kaosin dhe krizën ku e ka futur vendin.
Shqipëria është në krizë, shqiptarët po largohen, ndërsa kushtet e Evropës për Shqipërinë po shtohen, ndërsa vendet e tjera të rajonit po ecin përpara.
Edhe sot i iku përgjegjësisë. Rama fakton para shqiptarëve se ai nuk e do integrimin Evropian. Një vend që kërkon të bëhet anëtare e BE, në një vend të tillë një kryeministër që bën ligje për të vjedhur popullin e vet nuk zgjat dot as 24 orë.
9 kushtet e Bundestagut gjerman përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kjo krizë.

