fbpx

Basha: Rama po ju rrjep, duhet ta shporrim!

bashaaa-1.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të protestës së 16 shkurtit, ishte sot në Krujë, ku iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kuazës opozitare.

Basha tha se pa një gjendje të vështirë në Krujë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për rritje taksash dhe madje vjedhje.  Nga Kruja e qëndresës kundër Perandorisë Osmane, Basha tha se ka ardhur koha që të çohemi kundër qeverisë.

Bashkëbisedova me disa qytetarë dhe pronarë dyqanesh këtu në Krujë. Gjendja shumë e rëndë. Nuk pashë një turist të trokasë në dyqanet e tyre. Ka vende me klimë shumë më të keqe se Shqipëria ku turizmi nuk pushon. Jo vetëm që nuk ka turistë por 1/3 e popullsisë së Krujës është larguar. Kjo është rezultat i një klime tjetër që nuk ka të bëjë me Zotin apo me motin por ka të bëjë me qeverinë ose bandën që qeveris. Gjithsecili mund t’i bëjë një pyetje vetes për çfarë na duhet qeveria, shteti. Qëllimi i ekzistencës së tyre është të kujdeset për njerëzit, për fëmijët tuaj, për shkollat, për rrogat, për punësimin, mirëqenien, ku nuk ka punësim për të papunët. Po a po ndodh kështu me një njeri që ka pushtuar karrigen e kryeministrin me bandën e tij? Që kur ka hipur në atë karrige iu ka marrë shqiptarëve 2 mld euro taksa më shumë. Si i ka marrë, duke rritur çmimin e naftës, të energjisë”, tha Basha./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303