Basha: Shumica e socialistëve refuzuan Edi Ramën

Kryeopozitari Lulzim Basha teksa vijon turin e tij të takimeve në qytete të ndryshme, ka mbledhur sot strukturat në Patos. Basha tha se 1/3 e socialistëve refuzuan pjesëmarrjen në zgjedhje më 30 qershor.

Duke iu referuar shembullit të Bashkisë së Patosit, Basha tha se: “Sa i përket pjesmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm një në tre socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa dy në tre kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë dhe të rreshtohen në krahun krahun e vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë, kundër juntës kriminale, kundër hajdutërisë, barbarisë dhe grabitjes së Edi Ramës”.