fbpx

Basha sulmon Berishën nga Durrësi: Më 8 Janar kaloi vijën e kuqe, mbështetësit e tij një pakicë e vogël për hallin personal

Capture-339.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha pasditen e sotme, tha gjatë një takimi me demokratët në Durrës se më 8 Janar Berisha kaloi vijat e kuqe.

Basha u shpreh se ata janë një shumicë që nuk i bashkon asnjë ideal por halli personal i një personi të vetëm. Basha nënvizoi se kjo që po ndodh sot në PD është një ndryshim kulturor për t’u shkëputur nga ata duan të qeverisin me kulturë e imponuar nga diktatura.

“I keni ngritur temperaturat me zemrat tuaja. E keni shndërritur qytetin e Durrësit edhe pse ka rënë muzgu. Vëllezër dhe motra ne nuk kemi ardhur këtu, le ta fillojmë me atë pse nuk kemi ardhur. Nuk kemi ardhur për të sharë asnjë demokrat të vetëm.

As për të shpifur kundër asnjë shqiptari. E jo më ndaj anëtarëve të familjes sonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë vetëm se kështu na e do interesi i momentit. Të gjithë bashkë kemi ardhur për partinë Demokratike në një moment të veçantë kur një pakicë e vogël, çdo ditë e më e vogël mblidhet për shkak të të kundërtave. Për të shpifur, për të gënjyer. Për të linçuar demokratët e shumicës. Intelektualë të Durrësit që për dy ose tre dekada që PD nuk u kujtua për të rinjtë vetëm se mendojnë ndryshe nga hijet e të shkuarës. Për t’iu vërsulur nënave me fëmijë.

Janë një pakicë sepse nuk i bashkon asnjë ideal dhe asnjë kauzë por halli personal i një njeriu të vetëm. Shpallja non grata ishte një shok për ne në fillim por tani që e shohim si sillet me demokratët dhe si ka kaluar vijën e kuqe duke u përpjekur të çojë demokratët deri në vëllavrasje. Ajo që ndodhi është një vijë e kuqe.

Në shtëpinë tonë gjithmonë ka pasur debat. Këto vija ndarëse mund t’i përjetojmë si tragjedi. Pas ndërhyrjes vjen shërimi. Ndërhyrja që duhet të bëjmë nuk është spastrim por një ndarje me të shkuarën. Me kulturën e imponuar nga diktatura. Kulturën se e vetmja mënyrë për të bërë përpara është të servilosesh dhe t’i shërbesh të parëve. Kjo që po ndodh është një ndryshim kulturor. Cili nga ata që është nën 30-vjeç ulet dhe ndjek shpifje, gënjeshtra dhe mashtrime nga dikush që ka 30 vjet që mashtron”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303