fbpx

Basha takim me bizneset në Shkodër: Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar familjet shqiptare

lulzim-basha-3.jpg

Lideri i opozitës Lulzim Basha i shoqëruar nga kryetarja Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar takime me bizneset në Shkodër për tu njohur me situatën në këtë kohë të pazakonte shkaktuar nga COVID-19.

Disa nga sipërmarrësit janë shprehur se situata është e vështirë, ndërsa treguan se xhirot thuaje janë zero.

Rënia e konsumit dhe po ashtu rënia e fuqisë blerëse janë problematikat që kanë evidentuar disa nga sipërmarrësit.

“7 vjet në krizë. Pandemia vetëm tregoi se sa e thellë ishte kriza. Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar familjet shqiptare, biznesin e vogël në veçanti”, u shpreh Basha

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303