Bashkitë e vendit e kanë të vështirë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpia, pas urdhrit të dhënë nga qeveria.
Bashkia e Lezhës ka kërkuar ndihmën e vullnetarëve në mënyrë që të ketë mundësi t’u shërbejë të gjithë pensionistëve.
Vullnetarët do të ndihmojnë të moshuarit duke u bërë pazaret dhe shërbime të tjera të domosdoshme. “Nisur nga situata e krijuar për shkak të virusit COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpija për asnjë motiv.
Nisur nga kjo, lind nevoja për vullnetarë, të cilët do u japin ndihmë të moshuarve për bërjen e pazarit dhe shërbime të tjera të domosdoshme.

