“Ba*tard i bllokmenëve që mbron pengun e tij me..”. Berisha akuza të forta Ramës dhe Bashës

sali-berisha-6.png

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren në Mirditë deklaroi se Rama po mbron pengun e tij me gardistë dhe hordhitë e narkopolicisë, ndërsa akuzoi Lulzim Bashën se është ai që fshihet pas aferës së ‘5 Majit’ dhe portit të Durrësit.

“Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve po e mbron pengun e tij me gardistë dhe hordhitë e narkopolicisë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime dhe korrupsion, por është qeveria ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Çfarë po shohim këto tre muaj? Atë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund?

Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën, Lulzim Bunkerin, Lulzim Kimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve? Ne duhet të shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë dhe klikë kriminale. Ne jemi sot në një moment kritik dhe kyç. Ose do i themi lirisë, liri, ose ne do rrokullisemi në honet e historisë dhe ky vend do boshatiset çdo muaj, çdo vit më shumë. Do konsolidohet narkoshteti”, tha Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303