TË FUNDIT

BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje për tregti të lirë

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Japonia kanë arritur marrëveshje për tregti të lirë. Marrëveshja ka hyrë në fuqi sot dhe do të ketë ndikim te 635 milionë njerëz të këtyre vendeve.

E vlerësuar si marrëveshja më e madhe në botë për tregti të lirë, Marrëveshja për Partneritet Ekonomik mes BE-së dhe Japonisë përfshin heqjen e taksave për pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore dhe industriale dhe e bën më të hapur tregun e shërbimeve.

Komisionerja e BE-së për tregti, Cecilia Malmstrom, ka thënë se kjo marrëveshje i ka të gjitha elementet e nevojshme për të sjellë përfitime nga tregtia e hapur.

Në anën tjetër, shefi i Federatës Japoneze të Biznesit, Hiroaki Nakanishi, ka thënë se marrëveshja do të stimulojë rritjen e mëtutjeshme të bizneseve dhe do të krijojë vende të reja pune për të dyja palët. Arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe president ii Këshillit të Evropës, Jean-Claude Juncker. “Marrëveshja e re do t’iu ofrojë konsumatorëve zgjedhje më të shumta dhe çmime më të ulëta”, tha ai./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat