fbpx

BE do të lejojë britanikët të udhëtojnë pa viza për udhëtime të shkurtra pas Brexit

visas-ater-Brexit.jpg

Bashkimi Evropian planifikon të lejojë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të udhëtojnë pa viza pas Brexit nëse janë në një udhëtim të shkurtër.

Në një deklaratë, Këshilli Evropian tha se do të fillojë negociatat me Parlamentin Evropian për të miratuar legjislacionin.

Propozimi i Këshillit Evropian u ofron britanikëve qasje pa viza në zonën Shengen e cila përbëhet nga 26 shtete anëtare të BE-së për një periudhë prej 90 ditësh.

“Duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, lidhjet ekonomike, nivelin e tregtisë dhe lëvizjeve afatshkurtra të personave midis BE-së dhe MB-së, udhëtimi pa viza do t’i lehtësonte të gjitha këto çështje duke sjellë kështu përfitime për bllokun”-thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.

Këshilli përcakton se “përjashtimi i vizave jepet në kushtet e reciprocitetit”.

Advertisement

Britania e Madhe ka thënë më parë se nuk ka ndërmend të kërkojë vizë për shtetasit e BE që udhëtojnë në Britani për qëndrime të shkurtra pas Brexit. Por nëse ndryshon kjo, BE do të “angazhohet të veprojë pa vonesë” për të imponuar kërkesa reciproke për viza, paralajmëron Këshilli Evropian./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303