33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

BE gjobit Google me 1.49 miliardë euro

spot_img

Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë amerikane Google me 1.49 miliardë euro për konkurrencë të padrejtë.

Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit.

Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i Google, AdSense, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale. Shërbimi AdSense është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklamave në faqet përkatëse.

“Sot, komisioni ka ndëshkuar Google me 1,49 miliard euro gjobë për keqpërdorim të pozitës së saj dominuese në treg”, ka thënë komsionerja e Bashkimit Evropian për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Kjo është hera e tretë që blloku evropian ka gjobitur kompaninë Google. Kjo kompani ishte ndëshkuar më 2.42 miliardë euro më 2017 dhe një tjetër gjobë prej 4.34 miliardë eurove më 2018./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat