24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

BE-ja s’di si t’i rikthejë në dialog Kosovën dhe Serbinë

spot_img

Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj produkteve serbe, heqja e kësaj tarife vazhdon të jetë kusht i Serbisë për rifillimin e fazës finale të dialogut. Në anën tjetër Bashkimi Evropian pohon se nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve

Në këto rrethana analistët vlerësojnë se këtë vit nuk do të ketë dialog e rrjedhimisht as marrëveshje me Serbinë.

Heqja e tarifës 100% ndaj produkteve serbe vazhdon të jetë kushti kryesor i Serbisë për rifillimin e fazës finale të dialogut. Tash kur ky proces ka ngecur për më shumë se 4 muaj për shkak të taksës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj qëndron pas vendimit të tij se ajo nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia.

Analistët politikë e shohin me skepticizëm mundësinë e heqjes së taksës. Duke parë kushtëzimet edhe të Serbisë, por edhe të BE-së ata konsiderojnë se këtë vit nuk do të ketë zhvillim në procesin e dialogut me Serbinë e as arritje të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me këtë shtet. Se së shpejti nuk do të ketë dialog e ka konfirmuar dje edhe zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiq, shkruan zëri.

Në një intervistë për mediet kosovare Kocijançiq pohoi se aktualisht nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e shpejtë të palëve në tryezën e bisedimeve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat