33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

BE kërkon rishikim të marrëdhënieve tregtare me Kinën

spot_img

Bashkimi Evropian e quan të padrejtë marrëveshjen ekzistuese tregtare me Kinën. Kreu i komisionit Jean-Claude Juncker dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan qasje më të gjerë për kompanitë evropiane në tregun kinez. Marrëveshja me Kinën ishte tema kryesore e samitit të BE-së, që përkon me vizitën zyrtare të presidentit kinez në Romë.

Bashkimi Evropian, partneri më i madh tregtar i Kinës, synon të arrijë një qasje më të madhe për kompanitë evropiane në tregun kinez. Duke folur pas Samitit të BE-së, kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e quajti ‘të padrejtë’ marrëdhënien ekzistuese tregtare, ndërsa nënvizoi gatishmërinë e bllokut për të arritur një marrëveshje investimesh. Kreu i ekzekutivit evropian tha se tregjet kineze mbeten shumë të mbyllura për kompanitë evropiane.

“Konkurrenca midis Kinës dhe Evropës nuk është e drejtë. Për këtë arsye, ne duam të jemi në gjendje të lidhim një marrëveshje investimi me Kinën.”

Pas Brexit, marrëdhënia e BE-së me Kinën zuri pjesën më të madhe të diskutimeve, ndërkohë Samiti BE-Kinë do të zhvillohet më 9 prill.

Gjatë samitit, vendet u koordinuan për qëndrimin që duhet të mbajnë në marrëdhënie me Kinën, ndërkohë ky diskutim vjen në një kohë që Italia dhe Pekini do të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi.

Të premten, presidentët e ty dy vendeve, Serxho Matarela dhe Xi Xinping, u zotuan të nxisin si lidhjet tregtare, ashtu dhe ato kulturore.

Për kancelaren gjermane Angela Merkel, BE-ja dhe Kina nuk janë vetëm partnerë tregtarë, por edhe konkurrentë.

“Konkurrentë jo vetëm në kuptimin ekonomik, por gjithashtu kemi dhe sisteme politike shumë të ndryshme. Gjatë samitit ne e nënvizuam dhe unë parashtrova edhe pikëpamjen e Gjermanisë, se kërkojmë një marrëdhënie të bazuar në reciprocitet.”/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat