Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë para mediave teksa ka paralajmëruar se sapo të heqë kostumin e kreut të shtetit do e shohim në zgjedhje. Kujtojmë se Presidenti ka njoftuar më herët rikthimin e tij në LSI.
“Sa të heq kostumin e Presidentit më keni në zgjedhje. Ilir Meta nuk është nga ata që i shet ndeshjet, nuk i trukoj ndeshjet. Nuk e tradhëtoj kurrë publikun e popullin shqiptar’, tha Meta.

