“Bëhuni gati për luftë”! Europa, përballë ëndrrës së keqe

Screenshot_14-2.jpg

Europa duket të jetë përballë një konflikti tjetër të armatosur në kufijtë lindorë të saj duke shkaktuar jo pak shqetësim në perëndim. Mediat ndërkombëtare raportojnë për një pozicionim të madh të forcave ruse në kufirin me Ukrainën, gjë e cila mund të sjellë një konflikt të armatosur në shkallë të gjerë mes dy vendeve, por edhe më tepër.Gjatë orëve të fundit në zonat kufitare ka qenë edhe vetë ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu, i cili ka urdhëruar trupat që të përgatiten sikur të jenë në një situatë të vërtetë lufte.Kaq është dashur për të ngritur alarmin në Ukrainë, e cila që prej vitit 2014 lufton me trupat separatiste pro-ruse në lindje të vendit.Agresiviteti rus përballë Ukrainës është pritur me nervozizëm edhe në BE dhe SHBA. Këto të fundit kanë premtuar ndihmë ndaj Ukrainës duke paralajmëruar Putinin që të mos ndërmarrë aventura të tjera ushtarake në kufijtë e Rusisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303