Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat është shoqëruar sot me debate të forta për ndryshimin e kontratës së marrëveshjes me kompaninë e vaksinave Pfizer.
Kryetari i Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi i kërkoi opozitës që të mos e ndërpresë, ndërsa Alfred Rushaj kërkon transparencë nga kjo kontratë.
Debati, Shalësi – Rushaj:
Shalsi: Është ndryshuar kontratat marrëveshja për Pfizer. Nuk mund të merrni kopjen e kontratës për shkak të sekretit Shqetësime që keni akoma që informacioni mund të rrjedhë
Rushaj: Mund ta bëni transparente kontratën që doni të ndryshoni, po mundoheni të na hiqni fjalën
Shalsi: Mos e konsideroni si një mundësi është e drejta juaj për fjalën, por mos pengoni ecurinë e diskutimeve. Secili prej jush mund të diskutojë.
Shalsi: Klauzola e veçantë për sekretin tregtar, ne nuk kemi gjë për të fshehur. Mund të jen gjithë të gëzuar për këtë kontratë dhe marrëveshje që po bëhet.

