Bënte kërdinë duke grabitur bizhuteri në vilën ku punonte, pranga shqiptares në Greqi

Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vjedhje të bizhuterive me vlerë 13 mijë euro.

Bëhet me dije se ajo punonte si sanitare pranë një shtëpie në Salanikun lindor. Mediat greke theksojnë se shqiptarja ka arritur të kryejë disa grabitje në banesën ku jetonin një çift të moshuarish.

30-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur deri 13 mijë euro. Vjedhjet kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Oficerët arrestuan punonjësen shqiptare, ndërsa çështja për 4 vjedhje në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë Publike në Selanik, ku e reja do të njihet me masën e sigurisë.