Bënte namin duke vjedhur nëpër dyqane, kapet i riu në Tiranë

policia.jpg

Finalizohet operacioni policor i koduar  ‘Maskimi” i realizuar me metoda proaktive.

Vidhte me armë markete dhe pika rimbushje telefonike, vihet në pranga 27 vjecari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se e përdorte për vjedhjet

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Prokirorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me  forcat policore të Komisariatit të  Policisë Nr. 3 , finalizuan operacionin policor “Maskimi”, duke  arrestuar shtetasin  E.B,  27 vjeç,  banues në  Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike,  dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike  rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe dyshohet edhe  në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet procedurale iu referuan  Prokurorisë pranë  Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303