Një aksident ka ndodhur tek stacioni autobusëve në vendin e quajtur ‘Pranvera’ ku janë përplasur një makinë tip ‘Benz’ me urbanin e linjës së plazhit.
Si pasojë ka pasur dëme materiale dhe gjithashtu një person që ka marrë lëndime është shoqëruar për të marrë ndihmë e parë nga bluzat e bardha me urgjencë.
Ne vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


