Edhe në qytetin e Beratit situata e koronavirusit është bërë shumë e rëndë. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë tetë raste të reja në këtë bashki.
Një prej tyre është efektiv policie, si dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e qytetit.
Katër nga personat e prekur janë të afërmit e një të burgosuri, i cili ka rezultuar me Covid-19. Dy prej tyre rreth janë një çift të moshuarish, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.
Pozitivë kanë rezultuar edhe fqinjët e një 45-vjeçareje të konfirmuar pozitivë më parë.

