fbpx

Berisha bën deklaratën e fortë: Soros dhe Rama lobuan të shpallesha non-grata

13a20d1f-afc3-434e-b839-f20cce12e7b8.jpg

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në hapje të fushatës së tij në Elbasan për garën për kreun e PD, ka folur për çështjen non-grata.

Ai tha se vendimi për shpalljen e tij non-grata erdhi nga lobimi i fortë i Xhorxh Soros. Sipas tij mbrojtja që ai i bëri Kosovës dhe Shqipërisë, bëri që Soros duke përdorur kryeministrin Edi Rama, të lobonin për shpalljen non-grata.

Ndërkohë që zbuloi edhe një bisedë të bërë mes tij dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha, para se ky i fundit të merrte vendimin për ta përjashtuar nga partia.

“Në një bisedë me të më tha: se po qe se nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do të kenë pasoja, pastaj i them unë? Pastaj-tha-nëse nuk vazhdon PD do të ketë pasoja. Po pastaj i them,-po edhe Shqipëria do të ketë. Të gjitha këto le të bëhet se fëmijët e mi, PD dhe Shqipëria më të keqen kanë turpërimin dhe poshtërimin, dhe këtë unë se pranoj kurrë. Çfarë ndodhi në këtë rast, një antishqiptar i tërbuar si Soros i faktuar për përçarjen e Shqipërisë, që nuk pajtohet kurrkund me vlertat ku ne besojmë, e pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi kundër meje duke shfrytëzuar Ramën, bënë raporte, mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit. Unë jam i sigurtë se Blinken nuk është antishqiptar, nëse do të kisha dyshimin më të vogël do ua thoja. Ai nuk është dhe nuk ka arsye që të jetë antishqiptar, por Sorosi po, Edi Rama po, është jo se e them unë, janë aktet që bën, që janë më turpërueset, nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja, si mundet që ne mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur gra dhe burra”, tha Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303