Berisha e shpalli të vdekur të riun në Velipojë, familjarët: Plak matuf, djali është gjallë

Sali Berisha ka shpallur të vdekur një të ri në Velipojë, duke akuzuar ekipin mjeksor se nuk ka dhënë ndihmën e parë.

Por e vërteta është komplet ndryshe.

I riu për të cilin Sali Berisha pretendon se ka vdekur dhe nuk ka marrë ndihmën e pare, në fakt ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e konfirmojnë familjarët e të riut, të cilë shkruajnë në Facebook-un e Berishës që është një plak matuf dhe që i riu është jashtë rrezikut për jetën

Pas komenteve të familjarëve Sali Berisha e ka fshirë postimin.

Nuk dihet nëse e kanë fshirë lajmin edhe portalet që botojnë çdo marrëzi të Sali Berishës pa e verifikuar, si fjala vjen, si ai lajmi që një turisti në Sarandë i kishin prerë veshin.