TË FUNDIT

Berisha flet jashtë selisë së PD në Shkodër dhe jep mesazhin e fortë: “Ata që janë brenda të largohen sa më parë”

Ditën e sotme ish kryeministri, Sali Berisha ka dhënë edhe një deklaratë për mediat pas përfudnimit të takimit me qytetarët e Shkodrës, ku u prezantua si kandidat për kreun e bashkisë Bardh Spahia.

Berisha nga jashtë selisë së PD në Shkodër u bëri thirrje demokratëve që ishin brenda që të dinlin jashtë sa më parë dhe që të mendonin mirë se kë përfaësonin, duke mos kursyer edhe sulmet për kryedemokratin Lulzim Basha.

Ish kryeministri, Sali Berisha jashtë ambienteve të selisë së PD në Shkodër:

Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë nga maska e pluralizmit Lul Brava edhe të rikthehen në partinë e votës së lirë. Të përfaqësosh Lul Bravën njeriun i cili në këto 30 vite ka krijuar standaritin më të paimagjinueshëm të qëndrimit në rradhë të parë ndaj vetes pastaj ndaj vlerave të tjera. Një peng i vërtetë, prandaj besoj se duhet të pyesësh mirë veten se kë po përfaqëson.

Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” që të arrijë fitoren e merituar. Kjo PD është në këmbë, është opozitë e vërtetë, ajo që prisnin me padurim shqiptarët.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat