TË FUNDIT

Berisha jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodh nesër

Grupi i “Rithemelimit” është mbledhur vetëm një ditë para seancës së radhës në Kuvend.

Bëhet me dije se grupi i Berishës po diskuton se si do të funksionojë Partia Demokratike në Kuvend, pas vendimit të gjykatës për t’i dhënë “vulën” Rithemelimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlament i PD-së, ka dërguar një mesazh ku njofton se ditën e nesërme rreth një orë par Kuvendit do të ketë një mbledhje të këtij grupi. Ky mesazh nuk u ka shkuar vetëm 5 deputetëve, siç janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci apo Albana Vokshi.

Ka pasur negociata dhe telefonata të vazhdueshme mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejed Alibeaj, Gazmende Bardhit dhe anëtarëve të Grupit të Rithemelimit.

Po ashtu Sali Berisha tha se do të mbërrijë në Selinë Blu për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

‘Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj.’- tha Berisha.

Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë Enkelejd Alibeaj, i cili është në mes dy zgjedhjesh, të kërkojë largimin e Berishës ose të dakortësohet që ai të jetë pjesë e grupit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat