fbpx

Berisha-kryeministrit nga protesta: Përsëri ia mbathe, gabim bëre!

WhatsApp-Image-2022-07-07-at-20.47.31.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën që opozita po mban përballë kryeministrisë. Kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë ndërsa po mbahet protesta dhe për këtë, lideri historik i demokratëve e akuzoi se “përsëri ia mbathi.”

Ndërsa i kujtoi se bëri shumë gabim që e blindoi kryeministrinë, Berisha i tha kundërshtarit të tij politik se sot ata të dy janë armiq. Armiq, pasi siç u shpreh kreu i PD, njëri pasuron veten duke varfëruar qytetarët dhe tjetri kërkon lirinë për shqiptarët.

“Jemi sot këtu në këtë shesh të lirisë. Të dashur bashkëatdhetarë, vëllezër e motra të ardhur nga mijëra kilometra larg për t’u bashkuar sot me frontin e shpëtimit të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë ju…Bëheni sot një burim drite, dielli, shprese për mbarë shqiptarët. Ju erdhët në këtë bulevard sepse ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti në këmbë për ta shpëtuar atë. Sot pasardhësi i diktatorit ka vendosur monizimin e plotë. Përsëri ia mbathi, përsëri do t’ia mbathë. Në emrin tuaj do t’i them këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? Zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Sepse ti, ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse ne kemi për ideal vetëm lirinë. Ti pushtetin e don për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse, unë dhe qytetarët që janë këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’u kthyer dinjitetin.”

Sali Berisha e akuzoi kreun e qeverisë se po qëndron në pushtet me votën e blerë.

“Qëndron në pushtet me votën e blerë. Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve. Harrove se me këto akte ti ke shkelmuar idealet e të gjallëve dhe të vdekurve të këtij vendi. Ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore që dolën në rrugë ballë për ballë me diktaturën.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303