TË FUNDIT

Berisha: Ligjërimi i kanabisit me anketën kombëtare është shkatërrim…

Këtë të premte ish kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Ndër të tjera Berisha është shprehur se qeveritarët përpiqen që të fshehin realitetin përmes dengjeve të kashtës.

“Qeveritarët që prisnin që të dëgjonin nga kreu i qeverisë për dhimbjet e mëdha që krijojnë rritjet e çmimeve siç është ai i kafshatës së gojës, i shumëfishimit të vajit, të sheqerit, orizit, rritja e çmimit të naftës. I diktuar nga spekulacionet dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, dhe u përgjëruan dhe rrahën gjoksin për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për dhimbjet e përditshme të qytetarëve i informoi ata se narko shteti ka vendosur që të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.

Ka vendosur ligjërimin e kanabisit, me anketën kombëtare, për të thënë se shqiptarët janë dakord, kjo është praktikë e shkatërrimit kombëtar. Gjithçka në kuvend kudo që që të mbulojë me retorikë dhe me dengje kashte dhe të tjerë të mbulojë flakët e inceneratorëve, aferën që nga Rama dhe vartësit e Allqi Bllakos dalin si organizatë kriminale që do të vidhnin kushedi sa miliona vetëm në një aferë’, ka thënë Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat