Berisha mesazh Ramës, i përmend Maduron

Rama-Berisha_1.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha vijon deklaratat e forta drejtuar Kryeministrit Rama. Me tone të ashpra ka qenë edhe paralajmërimi i fundit i tij në Facebook për Ramën.

Berisha, në një status në rrjetet sociale thotë se këto ditë, Rama ka marrë disa “goditje fatale” të njëpasnjëshme, si refuzimi i çdo takimi me Berlinin zyrtar apo publikimi i përgjimeve të dosjes 339 te Zëri i Amerikës.

“Me këtë rast dua t’i them Edvinit, përgatitu se as diareja nga pasgoja jote e ndyrë, as ekskrementet, as dhe fëlliqësitë e argatëve nuk të shpëtojnë nga verdikti i 16 shkurtit.

Urrejtja e qytetarëve ndaj teje do të shndërrohet në fuqi nukleare dhe mjerë ti. Fati i Maduros të pret”, shkruan ndër të tjera Berisha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303