TË FUNDIT

Berisha në Durrës: Porti i Durrësit i përket qytetarëve, vota është pushtet

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas prezantimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës ka theksuar se në këto zgjedhje vota është pushtet.

Berisha tha se pushteti është shërbim ndaj qytetarëve dhe se vota e tyre nuk është vetëm për bashkinë por edhe për të shpëtuar pluralizmin dhe demokracinë në vend.

Gjthashtu Berisha është ndalur edhe te Porti i Durrësit, duke u shprehur se ai i përket qytetarëve dhe se vullneti i tyre do të vendosë fatin e këtij porti.

“Vota është pushtet, pushteti është shërbim ndaj qytetarëve. Porti është i qytetarëve dhe vullneti i tyre është ai që do të vendos për fatin e Portit të Durrësit. Çdo qytetar është aksioner. Porti është historia e qytetit. Vota e qytetarëve nuk është vetëm për bashkinë por është për të shpëtuar pluralizmin dhe demokracinë”, tha Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat