fbpx

Berisha nga Fieri: Do zgjidhim çështjen e pronave, naftëtarët dhe minatorët do shpërblehen

salo.jpg

Ditën e sotme teksa po flet nga Fieri për fushatën e zgjedhjeve të kryetari të PD-së, Sali Berisha ka shpalosur edhe një plan që sipas tij do vihet në zbatim kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Nga ky plan Berisha ka zbuluar dy pika. Sipas tij e para është për çështjen e pronave, që do të marrë zgjidhje të menjëhershme. Lideri historik i demokratëve tha se kjo është parësore për programin e PD-së.

“PD duhet të zgjedh çështjen e pronave si qeveria. Aty ku është do rikthehet e plotë dhe aty ku nuk ekziston do shpërblehet me çmimin e tregut. Ky është qëndrim i prerë dhe i qëndrojmë plotësisht. Kjo Shqipëri dhe ky vend ka nevojë të konsolidojë pronën që njerëzit ta duan edhe më shumë që njerëzit të lidhen edhe më shumë me këtë vend. Se s’ka gjë më të rëndësishme se vendi. E kemi pjesë parësore të programit tonë.” tha Berisha.

Berisha u ndal edhe tek naftëtarët dhe minatorët duke thënë se pas të dënuarve politik, ata meritojnë më shumë se të gjithë që të shpërblehen.

“Për naftëtarët dhe naftën është qëndrim dhe padrejtësi e madhe që bëhet për ta dhe për minatorët. Në mbarë vendin. Pas të përndjekurve politik që i kanë kaluar në burgje e kampe rininë e jetën. Ata që meritojnë më pas në vlerësimin tim shpërblim më të madh për atë që kanë bërë janë minatorët dhe naftëtarët” tha Berisha.

Për Sali Berishën, renta e mineraleve dhe të naftës duhet të rivendoset. Ai hodhi akuza ndaj Edi Ramës duke thënë se iu “ngrohën” xhepat dhe anuloi rentën që parashikonte shpërblime për komunitetin ku kryheshin aktivitete të nxjerrjes së mineraleve dhe naftës.

“Rama hoqi rentën minerale dhe të naftës. Për të shpërblyer komunitetet. Për t’i pasur ata. Me një akt absurd renta u anulua. Ajo është një kush se ne u anëtarësuam në transparencë iniciativë të OKB. Si duket ia ngrohën xhepin por kjo do marrë fund.” tha Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303