Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot nga Maqellara Kryedemokratin Lulzim Basha, teksa e akuzon për tradhëti.
Berisha i referohet rastit ku disa demokratë kapën “mat” një person që blinte vota në këmbim të lekëve ne Maqellarë gjatë fushatës të 25 prillit.
“Kam një përshëndetje të veçantë për ata demokratë të Maqellarës që e kapën kriminelin e votave tek blinte vota dhe e bllokuan. Ku është ai sot? Ai është i lirë. Po pse është i lirë? Se Lulzim Brava tradhtoi. Se Lulzim Brava në vend që të merrej me mbrojtjen e votës tuaj siç e mbrojtën këtu djemtë e Maqellarës, në qoftë se do mbrohej vota siç mbrojtën demokratët e Maqellarës, sot ishim në pushtet ne. Por ai e kishte e kishte mendjen të qeveriste me Ramën. E kishte mendjen të ndajë pushtetin me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha.

