TË FUNDIT

Berisha prezantoi Bardh Spahinë në Shkodër, reagon PD: Nuk foli asnjë fjalë për Tom Doshin, aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër

Së fundmi Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të facebook, menjëherë pasi ish kryeministri, Sali Berisha przantoi Bardh Spahinë si kandidat për kreun e bashkisë Shkodër.

Berisha nuk la pa përmendur edhe kandidatin e PD, Xhemal Bushatin duke i thënë se ishte në anën e gabuar.

Në reagimin e bërë nga PD, thuhet se Berisha nuk kishte përmendur asnjë fjalë për Tom Doshin dhe kishte folur vetëm për demokratë të cilët nuk kishin abuzuar asnjëherë me detyrën e tyre.

Reagimi i Plotë nga PD:

Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e radhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Demokratet nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptarë e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat