25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Berisha s’ju njeh si kryetar grupi.Hapi i radhës? Alibeaj i prerë: Qëndrimi im nuk ndryshon

“Nëse demokratët në bazë bashkohen të tjerët janë të tepër”, kështu tha kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj në një konferencë për shtyp.

Ndër të tjera ai bëri të qartë qëndrimin e tij ndaj Berishës duke theksuar se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar.

“Kjo platformë iu drejtohet bazës së demokratëve. Është qëndrim detyrim politik dhe moral i kujtdo në përfaqësim të tyre që tua bëjë atë shërbim atyre. Bashkimi është një vlerë që të gjithë demokratët e duan.Një votë e ndershme ku përfshihen të gjithë demokratët ku nuk përjashtohet askush besoj se nuk ka asnjë të sharë në aspektin moral.

Nëse demokratët në bazë bashkohen gjithçka tjetër del e tepërt. Nëse më pyesni se ç’bëhet me procesin e ankimit. Unë e kam bërë të qartë që në momentin kur u dha ai vendim, në respekt të shtetit të së drejtës që kushdo që vlerëson se një vendim i tillë shkel ligjin. Deputetët kërkojnë bashkimin, ofrojnë modalitetin”.

Pyetje: PD s’ka asnjë të tepërt, pse është i tepërt i Berishës? A mund të ndikojë në bashkim e demokratëve lënia e tij jashtë?

Alibeaj: E kam sqaruar tashmë është e ditur për këdo, për ta sqaruar edhe njëherë, Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit parlamentar sipas rregullave statutore, kur legjislatura ka filluar dhe kur grupet parlamentare janë konstituar. Megjithatë unë e thashë për çdo propozim tjetër tej atij që gëzon mbështetjen e deputetëve, është për tu diskutuar me frymë bashkëpunimi e gjithpërfshirje.

Pyetje: Berisha s’ju njeh si kryetar grupi.Hapi i radhës?

Për të bashkuar demokratët duhet të shërbejmë bashkimin të demokratëve. Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim ndaj Berishës. Edhe Berisha qëndrimin e tij ndaj meje.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat