Berisha zbulon koalicionin: Do jetë befasia e zgjedhjeve…

berish.jpg

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dije se lidhja e koalicionit parazgjedhor Nisma – AKR ka formuar një bosht të ri politik i cili ka krijuar një shpresë të re për qytetarët e Kosovës.

Ai ka deklaruar se ky koalicion do të jetë befasia e këndshme e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Berisha ka treguar se përkrahja që po gëzon te qytetarët, po e bën këtë koalicion serioz për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ne jemi të bindur se do të jemi befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve. Po ashtu, jemi të sigurt se pa Nismën nuk do të këtë qeveri, kurse sa i përket të parit, aty do të vendosë sovrani më 6 tetor, kur do të mbahen zgjedhjet. Përkrahja e madhe e elektoratit dhe mobilizimi i strukturës së Nismës kanë bërë që ky koalicion të jetë subjekt serioz në zgjedhjet e 6 tetorit dhe të jetë ajo befasia e këndshme që e presin të gjithë”.

Ai ka vlerësuar se ky koalicion po pritet mirë nga elektorati i të dy subjekteve politike.

Sipas Berishës, ky bashkim i subjekteve politike do të jetë një shpresë e re për qytetarët e vendit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303