Beto O’Rourke do të kandidojë për president të Amerikës

Ish-kongresisti i Teksasit Robert “Beto” O’Rourke pritet të zyrtarizojë kandidaturën për president në zgjedhjet e 2020-ës në SHBA.

Demokrati ka thënë për një televizion lokal se do t’i bashkohet garës për t’ia marrë presidencën Donald Trump, i cili po tenton të sigurojë një mandat të dytë.

O’Rourke, 46 vjeç, është demokrati i 15-të që deklaron kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Në zgjedhjet afatmesme të vitit të kaluar, ai zhvilloi një garë të ngushtë kundër republikanit Ted Cruz për ulësen në Senat.

Fushata e tij u dëshmua përfundimisht e pasuksesshme, por ai pati rezultate më të mira se çdo demokrat në Teksas për dekada të tëra./real-news.tv/