TË FUNDIT

Betohet Rakip Suli, këshilltarët “shqyejnë” derën e bashkisë në Kamëz

Bashkia e Kamzës e cila prej prej 12 vitesh drejtohet nga Xhelal Mziu, nisur nga dita e sotme do të drejtohet nga socialistët. I zgjedhur nga banorët e Kamzës për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme, Rakip Suli bëri betimin e tij sot teksa deklaroi se do të marrë menjëherë detyrën e tij.

Por mbështetësit e Partisë Demokratike duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Me pankarta në duar “Kamza blu” “Asnjë hap pas” “Turp Mister 6%” këta të fundit u vendosën para godinës së bashkisë së Kamzës për të ndaluar hyrjen e Rakip Sulit. I zgjedhur si kryetar bashkie me votat e 30 qershorit Suli bëri betimin në ambientet e shkollës “Hillary Clinton”, ku u bë dhe konstituimi i këshillit bashkiak të Kamëz.

Nga ana tjetër,  ish- kryetari i baskisë Kamëz, Xhelal Mziu ka thënë ditën e sotme se nuk do ta lirojë bashkinë e Kamzës duke qenë se siç është shprehur më herët, nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Ai u bëri thirrje demokratëve që të protestojnë dhe të mos e lirojnë bashkinë, por ata nuk i janë përgjigjur. As strukturat e PD-së nuk kanë shkuar në mbështetje të tyre.

Ndërkohë që në orën 16:00 të zgjedhurit e rinj hapën derën me forcë dhe u futën brenda.

Ditën e sotme u betuan edhe Drital Leli në Vlorë dhe Lorenc Tosku në Peqin.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat