22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bie numri i lexuesve/ Pse shqiptarët i “urrejnë” librat?

spot_img

Të lexuarit e një libri po shuhet pak e pak sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit, por edhe rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike.

Sipas të dhënave të INSTAT, të evidentuara në një anketë të posaçme shihet se vitin e kaluar mbi 1 milionë shqiptar nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër.

Teksa pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se nuk kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar. Teksa pjesa e tyre që kanë lexuar më shumë se kaq sa vjen e zvogëlohet.

Rreth 102 mijë shqiptarët raportojnë se kanë lexuar 5-10 libra gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 44 mijë shqiptarë kanë lexuar më shumë se 10 libra gjatë vitit të kaluar.

Gjithashtu leximi i gazetave vijon të jetë i kufizuar. Vetëm 583 mijë raportuan se lexojnë gazeta çdo ditë, duke përfshirë edhe leximet online. Ndërsa një pjesë e madhe e shqiptarëve, 213 mijë raportuan se lexojnë lajme njëherë në muaj dhe më rrallë se kaq lexojnë 127 mijë shqiptarë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat