Bieber jep alarmin: Ju tregoj kush po e “vret” Kosovën!

Analisti austriak, Florian Bieber, njëherësh bashkërendues i Grupit për Këshill Politik Evropian thotë prapa dyerve të mbyllura po bisedohet për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo po ndodh edhe me mbëshetjen e Perëndimit. Për analistin austriak problemi më i madh është se po krijohet përshtypja sikur Gjermania është jashtë këtyre zhvillimeve, por thotë se nuk e di nëse ndonjëherë kanë ndodhur diku bisedime, “në të cilat nuk ka qenë e përfshirë  Gjermania, e të cilat kanë mundur të sjellin një rezultat i pozitiv”.

Bieber shpjegon se deklaratat e fundit të presidentit Thaçi për një korrigjim të lehtë të kufijve dhe përmendja e Rusisë nga ai, flasin në favor të tezës për “bisedime të fshehta”.

Në anën tjetër ai paralajmëron se “ndryshimi i kufijve është një opsion i rrezikshëm, i cili më shumë hap probleme, sesa  mbyll probleme”.

“Nuk e zgjidh as problemin e serbëve që do të mbesin të jetojnë në Kosovë, pas shkëmbimit të territoreve”, tha Bieber, për “FoNet”./real-news.tv/