fbpx

Bledi Çuçi i drejtohet fermerëve: Naftë pa taksa

74404000_1724539811009437_8867557777615093760_o.jpg

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, bën me dije se duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi.

Në videomesazhin e publikuar,  Çuçi thekson se janë planifikuar rreth 1 miliardë lekë vitin e parë, ndërsa shtoi se pritet që kësaj skeme t’i bashkohen rreth 70 mijë fermerë.

“Çmimi dhe tregu këtë vit ka qenë shumë i mbarë, përveçse nuk ka mbetur produkt pa u shitur çmimi është edhe i lartë. Ne do të subvencionojmë karburantin për bujqësinë.

Kemi planifikuar rreth 1 miliardë lekë vitin e parë dhe do të shohim se si do të funksionojë skema, presim që rreth 70 mijë fermerë t’i bashkohen skemës për të përfituar nga kjo ndihmë që do të japim.

Po ashtu theksoj se kemi biseduar edhe me kryetarin e Bashkisë sepse këtu është e domosdoshme që të ketë një pikë grumbullimi moderne. Besoj dhe mirëpresim propozimet për këtë zonë, në mënyrë që asnjë produkt të mos shkojë dëm”, tha ministri Çuçi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303