‘Blic’ në Krujë/ Pranga 5 shpërndarësve të drogës (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës kanë organizuar një operacion në Krujë ku u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi i trafikantëve të narkotikëve u godit në momentin e shpërndarjes së tyre.

Report tv mëson se në pranga kanë rënë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari banues në Tiranë.

Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në  mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.