Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokutaj, ka njoftuar ditën e sotme se në kuadër të aksionin anti-informalitet është bllokuar 1.6 milionë litra gaz.
Sipas tij subjekti nuk përmbushte kushtet teknike, si dhe kishte mangësi në cilësi.
“Subjekti me mangësi të parametrave teknike, mangësi në cilësi. Po ashtu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës. Ka nisur bashkëpunimi dhe me strukturat e krimit ekonomik dhe nga policia e shtetit. I bëjmë thirrje bizneseve se do të kontrollohen të gjitha magazinat. Do të kontrollohen të gjitha produktet e akcizës.”- u shpreh Gjokutaj.
“STOP INFORMALITETIT – Teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjë çast!- shkruan Rama ne faqen e vet ne FB.

