Qytetarët e Fierit janë ngritur në protestë, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore duke paralizuar lëvizjen e lirë të automjeteve.
Ata protestuan kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, por edhe problematikave të ndryshme të përditshmërisë.
“Protestojmë kundër padrejtësive qeverisëse. Protestojmë kundër rritjes se çmimit të energjisë elektrike”, thanë disa qytetarë.
Më tej, ata kanë lëshuar thirrje me pankarta në duar duke thënë: ‘Jam në rrugë se qeveria më ka harruar, varfëria po na mbyt’.
Protesta e banorëve të Fierit po mbështetet nga opozita./real-news.tv

