Bllokohen ushqimet e skaduar/ AKU sekuestron mish, kripë dhe ëmbëlsira. gjoba 9.6 milionë lekë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shënuar rekord inspektimesh në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimorë. Brenda një jave janë realizuar 2,2012 kontrolle në të gjithë Shqipërinë. Burime nga AKU tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë bllokuar 11.77 ton mish dhe nënprodukte të tij.

Në të njëjtën kohë janë asgjësuar 256.6 ton produkte të ndryshme ushqimore si mish, kripë, ëmbëlsira dhe pijë alkoolike. Problematikat e shfaqura gjatë inspektimeve kanë qenë tregtimi i ushqime jashtë afatit të skadencës, mungesa e etiketimit, gjurmueshmërisë si dhe tregtimi i bulmetit në kushte jo të mira higjieno-sanitare. Por sa është vlera e gjobës për 2,2012 inspektime?

“Janë vendosur 192 masa administrative me paralajmërim, 52 masa administrative me gjoba, tw cilat kanw njw vlerw prej 9,530,000 lekë si dhe 3 ndërprerje aktiviteti. Sektorit më problematike është ai i produkteve me origjina shtazore si mishi, për këtë arsye AKU ka vendosur fokusin në këtë sektor, kjo për të bërë të mundur rritjen e cilësisë dhe sigurisë ushqimore”, tha Sefer Sefa, AKU Tiranë

Ndërkohë Sektori u Shërbimeve laboratorike ka konstatuar baktere të rrezikshme si echeria coli tek djathi kaçkavall. Top Channel shumë herë ka denoncuar tregtimin e pesticideve të rrezikshme, apo të fidanëve të paçertifikuar të cilët nuk garantojnë cilësi të prodhimit. Kësaj herë është AKU ajo që ka konstatuar probleme tek sektori i mbrojtjes së bimëve dhe imputeve bujqësore, e cila brenda në jave ka asgjësuar 48.672 ton misër pasi nuk plotësonte normën e fuqisë mbirëse.