Bllokohet një nga nyjet kyçe të Vlorës, pushuesit me orë të tëra në trafik

traf.png

Edhe pse fillim jave, pushuesit të drejtuar drejt rivierës dhe bregdetit të jugut kanë sjellë trafik të rënduar në Vlorë.

Që prej orëve të para të mëngjesit, një pjesë e akseve janë përballur me trafik të rënduar. Në rreth 3 kilometra është radha e automjeteve në rrugën Transballkanike, një nga nyjet kyçe të Vlorës.

Trafiku paraqitet i rënduar edhe në aksin përgjatë vijës bredetare Radhimë-Orikum, ku automjeteve u është dashur të qëndrojnë në trafik për një kohë të gjatë.

Trafiku vjen për shkak se është vetëm një rrugë, Transballkanikja, si rrugë që të nxjerr nga Vlora. Po ashtu mungesa e aksesueshmërisë, së unazës së qytetit, për shkak të bllokimit në pikën hyrëse, si pasojë e punimeve në Bulevardin Ismail Qemali, sjell dyndje në rrugën Transballkanike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303