Blushi: Në kulmin e vapës, Rilindja na ndërsen të çmendurën E

Zëdhënsi i presidencës, Tedi Blushi ka sulmuar ministren Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit kritikoi presidentin Meta, për faktin që nuk dekretoi ligjin për koncesionet dhe PPP-të.

Blushi shkruan në rrjetet sociale se, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E., e nuk është çudi që e ka lënë edhe për kulmin e vapës.

Sipas tij, Spiropali nxori me këpucë të kuqe doganat dhe tani kërkon t’ inxjerrë dritat e kuqe ekonomisë shqiptare.

“Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.

E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare”, shkruan Blushi.