fbpx

Bojkoti i Ligës, i jepet drita jeshile njëres prej 4 kërkesave

liga.png

Komisioni i Ekonomisë ka dhënë dritën jeshile për plotësimin e një prej 4 kërkesave të Ligës së Profesionistëve të Futbollit.

Komisioni miratoi pr/ligjin për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%  për investime në infrastrukturën sportive.

Nga kjo lehtësi, nuk do të përfitojnë vetëm kompanitë shtetërore dhe federatat sportive, por edhe kompanitë private.

Ky vendim u mor pas kërkesës së deputetit të PS Fidel Ylli.

“Projektligji ka parashikuar uljen e TVSH-së së ndërtimit për objektet sportive nga 20% në 6% për investimet shtetërore, klubeve sportive, federatave sportive, në infrastrukturën sportive. Unë propozoj që krahas kësaj inventive për investimet shtetërore ose klubeve sportive, këtë lehtësi fiskale ta kenë edhe investimet private në fushë e sportit. Të tilla si fusha futbolli, pishina, kënde lojërash e të tjera” tha në komisionin e Edukimit Fidel Ylli.

Përfshirja e privatit në këtë nismë u kundërshtua më herët nga Ministrja e Financave Anila Denaj, me argumentin se kompanitë private janë mbështetur me ligjin e sposorizimeve, por komisioni nuk e mori parasysh.

“Ne sugjerojmë të mos shkojmë drejt këtij vendimi pra ta lëmë për investime publike dhe të federatave. Çdo 100 lekë sponsorizim, sponsorizuesi përballon 55% të shpenzimit ndërsa 45% merret përsipër nga shteti”, pohoi Denaj.

Projektligji i miratuar në Komisionin e Ekonomisë dhe që do të marrë votën përfundimtare në parlament ka për qëllim mbështetjen, nxitjen dhe zhvillimin e sportit. Ky projektligj i miratuar sot vjen një ditë pasi Liga pranoi të bisedonte me përfaqësuesin e qeverisë për të zgjidhur këto çështje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303