Një grup turistësh nga Spanja janë sulmuar me mjete të forta nga pronarët e një lokali në Borsh të Sarandës.
Mësohet se turistëve spanjollë nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen me furgon.
Në këtë mënyrë pronarët kanë reaguar duke i sulmuar.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila është vënë në ndjekje të pronarëve të lokalit.

